LAJMI I FUNDIT:

I shmangte dënimet duke vendosur në fshesa të xhamit tiketat e falsifikuara, kapet mat kur filmohet nga policia (Video)

I shmangte dënimet duke vendosur në fshesa të xhamit tiketat e falsifikuara, kapet mat kur filmohet nga policia (Video)

Është filmuar duke u larguar me veturë nga një zonë ku ndalohet parkimi, dhe mbi fshesat e xhamit kishte të vendosur një tiketë të falsifikuar.

Dhe kështu kishte shmangur dënimet e vërteta, pasi që policët vetëm datën e verifikonin, për t’u siguruar nëse është në rregull, transmeton Telegrafi.


Por, edhe nëse ndonjë polic do ta zinte me “presh në dorë” dhe të zbulonte se bëhej fjalë për tiketë të falsifikuar, ajo arsyetohej se ka qenë viktimë e ndonjë shakaje.

Kjo metodë i “funksionoi” derisa e filmuan. Nuk dihet se për sa kohë i ka shmangur tiketave për parkime ilegale.

Por, gjithçka u zbuluar kur parkoi para veturës së policisë që kishte të instaluara kamera. Ajo pasi doli nga vetura, vendosi në fshesa një tiketë të falsifikuar.

Megjithatë, mashtrimit të saj i erdhi fundit kur në ato momente u shfaq polici që konfirmoi se tiketa ishte falsifikuar. Ajo fillimisht mohonte akuzat, por kur i treguan pamjet u step. /Telegrafi/