LAJMI I FUNDIT:

Shkupi, me mungesë të çezmave publike

Shkupi, me mungesë të çezmave publike

Afrohen tek fontanat me ujë të bollshëm, për të bërë fotografi, por me vete mbajnë shishe me ujë që kanë blerë nëpër dyqane.

Ky është fati i qytetarëve të Shkupit dhe problem me të cilin ballafaqohen edhe turistët e huaj.


Nga njëra anë kemi shumë fontana, që u ndërtuan si pjesë e projektit Shkupi 2014, e që shërbejnë vetëm për pamje, por nga ana tjetër në sheshin e kryeqytetit mungojnë shatërvanët për ujë të pijshëm, nga ku qytetarët mund të furnizoheshin me ujë falas.

“Duhet të ketë më shumë shatërvanë për ujë të pijshëm se sa vetëm për t’i shikuar. Sheshin e kemi të mbushur plotë dhe duhet pak të lehtësohet”, u shpreh një qytetar.

“Mendoj se nuk ka… Çfarë të ju them, ky është pasqyrim i punës, kulturës. Për nevojat e njerëzve askush nuk sheh në këtë shtet”, tha një qytetar.

Se në kryeqytet ka mungesë të shatërvanëve për ujë të pijshëm, pajtohen edhe turistët dhe mërgimtarët që gjatë stinës së verës po qëndrojnë këtu.

“Unë mendoj se ju mungojnë fontanat për ujë të pijshëm, mendoj se keni nevojë për më shumë fontana përreth që njerëzit të mund të pijë ujë falas, sidomos ata qytetarë që nuk mund të blejnë ujë”, tha një qytetare.

“Nuk ka fontana për të pirë ujë”, u shpreh një qytetar.

Shatërvanët më të afërt me sheshin ndodhen tek “Parku i Gruas” dhe pas Urës së Gurit, në pjesën e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit akoma nuk ka përgjigje, nëse planifikohet vendosja e më shumë çezmave të ujit nëpër sheshin e kryeqytetit. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori