LAJMI I FUNDIT:

Shkupi dhe Sofja intensifikojnë bashkëpunimin në mbrojtje

Shkupi dhe Sofja intensifikojnë bashkëpunimin në mbrojtje

Shefi i shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë, gjeneral Andrej Bocev, i cili po qëndron në vend, sot i vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorinë e Armatës.

Pas pritjes me nderime të larta ushtarake, gjenerali Bocev pati takim me nikoqirin e tij, shefin e SHM-së, Vasko Gjurçinovski, pas çka u takua edhe me zëvendësen e kryetarit të Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në bisedimet me ministren Sheqerinska, u bë fjalë për thellimin e bashkëpunimit në trajnimin e forcave mjekësore, logjistikës, komunikimit, marrëdhënieve me opinionin dhe trajnimin e pilotëve.

Gjeneralët Gjurçinovski dhe Bocev gjatë takimit biseduan për bashkëpunim të ndërsjellë ushtarak i cili është në ngritje të vazhdueshme, veçanërisht në kryerjen e trajnimit të përbashkët midis bashkësive të policisë ushtarake dhe njësive speciale dhe pjesëmarrjes së përbashkët në stërvitje.

Gjatë takimit, delegacioni i forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë u njoftua me procesin e transformimit të Armatës, pjesëmarrjen në operacionet paqësore dhe kontributin në përballjen me krizën e emigrantëve, shfrytëzimin e kapaciteteve në poligonin e armatës Krivollak për aktivitete stërvitore, ndërsa është biseduar edhe për mundësitë dhe format e bashkëpunimit të mëtutjeshëm midis dy armatave.

Shefi i SHM-së së FA-së të Republikës së Bullgarisë, gjatë vizitës, do të ketë takim edhe me presidentin e shtetit Stevo Pendarovskin, ndërsa do t’i vizitojë regjimentin për operacione speciale dhe qendrën ushtarake mjekësore ku do të njoftohet me misionin dhe detyrat e tyre.

Delegacioni i lartë ushtarak gjatë qëndrimit treditor do të ketë mundësi të vizitojë edhe një pjesë të monumenteve kulturore-historike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa të dielën do të kontribuojë në solemnitetin qendror me rastin e shënimit të Ditës së Armatës në qendrën për trajnim në ujë në Ohër.

Bashkëpunimi i armatave të dy vendeve në vitin vijues ka rreth tridhjetë aktivitete të përbashkëta ushtarake nga të cilat një pjesë janë në shtetin tonë, ndërsa një pjesë në Republikën e Bullgarisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Kalo në kategori