LAJMI I FUNDIT:

Shkupi dhe Beogradi do të investojnë në infrastrukturën hekurudhore të “Korridorit 10”

Shkupi dhe Beogradi do të investojnë në infrastrukturën hekurudhore të “Korridorit 10”

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, Dimitar Kovaçevski dhe Ana Brnabiq, sot paralajmëruan modernizimin e hekurudhës përgjatë Korridorit 10.

Kovaçevski theksoi se duhet të investohet në infrastrukturën hekurudhore të Korridorit 10 për të rritur kapacitetin dhe për të rritur shpejtësinë e transportit, ndërsa Brnabiq thekson se një nga prioritetet e ardhshme të Qeverisë së Serbisë është hekurudha e shpejtë nga Beogradi deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut.


“Lidhur me hekurudhën që po ndërtohet në Serbi, kryeministrja më informoi për planet dhe në të njëjtën kohë e informova për planet tona për ndërtimin e infrastrukturës. Ne kemi fillimin e një cikli të madh investimesh në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht ndërtimin e Korridorit 8, infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, duke qenë se Korridori 10, i cili na lidh me Republikën e Serbisë dhe Republikën e Greqisë, është ndërtuar tërësisht si pjesë zgjidhjes së autostradës”, tha Kovaçevski.

Kryeministrja serbe Brnabiq, tha se lidhja infrastrukturore dhe ndërtimi i rrugëve dhe hekurudhave për lidhje më të mirë të rajonit është një nga shtyllat themelore të bashkëpunimit dhe lidhjes rajonale.

“Kjo siguron që jo vetëm ekonomitë dhe bizneset të lidhen dhe është po aq e rëndësishme, nëse jo më e rëndësishme, në situata të caktuara të lidhim njerëzit, të kemi njohje, shkëmbim përvojash, njohuri, udhëtime, diçka që garanton një të ardhme më të mirë për vendet tona. Republika e Serbisë ka investuar shumë në lidhjet infrastrukturore me rajonin dhe ndërtimin e rrugëve dhe do të investojë edhe më shumë në ndërtimin e hekurudhave”, tha ajo.

Brnabiq u shpreh e kënaqur me përfundimin e korridorit 10 në mandatin e saj dhe theksoi se prioritet i radhës i Qeverisë së Serbisë është hekurudha e shpejtë, gjegjësisht modernizimi i plotë i hekurudhës në Korridorin 10, pra hekurudha nga Beogradi deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Kryeministrat Kovaçevski dhe Brnabiq sot në Shkup morën pjesë në Samitin rajonal “Maqedonia 2025” dhe patën takim bilateral.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori