Më shumë se 1.500 gra, mes të cilave kishte edhe vrapuese rekreative, nënë me foshnja, atlete profesionale dhe pensionere, ishin pjesë e garës së grave, e cila u mbajt në Parkun e Qytetit në Shkup. Fillimi i garës ishte tek Shkolla, prej ku pjesëmarrëset vrapuan dy kilometra përreth parkut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tre garueset më të mira në morën çmime, ndërsa çmime kishte edhe për tre garuese në tre kategori të ndryshme. Gjitha pjesëmarrëset në garë, fituan çmime nga sponzorët e ngjarjes, ndërsa u organizua edhe llotari për të gjitha./Telegrafi/