LAJMI I FUNDIT:

Shkup, fëmijët që ngelën pa çerdhe do të vendosen në objektin e shkollës së mesme (Video)

Shkup, fëmijët që ngelën pa çerdhe do të vendosen në objektin e shkollës së mesme (Video)

Fëmijët e çerdhes së djegur të Shuto Orizares “8 Prilli” do të zhvendosen përkohësisht në shkollën e mesme të kësaj komune, derisa të ndërtohet objekt tërësisht i ri për Çerdhen. Kështu deklaroi për TV SHENJA drejtoresha Songjul Shaban Ahmet, sipas së cilës, kjo alternativë vlen edhe për fëmijët tjerë nga rruga që janë strehuar në këtë çerdhe.

“Për momentin ka vendim me të cilin ato fëmijë do të strehohen në shkollën e mesme në Shuto Orizarë, pjesa përdhesë e së cilës lirohet në tërësi, për çka presim që së paku dhjetë ditë të adaptohet hapësira për moshën e fëmijëve tanë, për shkak se na duhen kushte më të ndryshme, tavolina, karrige dhe toaletë të ndryshëm”, tha Songjul Shaban Ahmet, drejtoresh e çerdhes “8 Prilli”.


Digjet tërësisht kopshti i fëmijëve ‘8 marsi’ në Shuto Orizare (Foto)
Lexo po ashtu Digjet tërësisht kopshti i fëmijëve ‘8 marsi’ në Shuto Orizare (Foto)

Drejtoresha Shaban Ahmet, thotë se janë informuar prindërit e fëmijëve me të cilët kanë arritur bashkëpunim të mirë, ndërsa një pjesë e prindërve kanë gjetur edhe alternativa të tjera, për shkak të obligimeve të domosdoshme që i kanë pasur.

Ndërsa ministri i punës dhe politikës sociale Ibrahim Ibrahimi, deklaron se në bashkëpunim me kryetarin e qytetit të Shkupit dhe atë të komunës së Shuto Orizares, kanë gjetur zgjidhje për së paku një vit, për shkak se gjenden në periudhë kur nuk mund të bëjnë ndryshime vjetore të planeve për furnizim publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori