LAJMI I FUNDIT:

Shkoni në një udhëtim pa rroba: Linja ajrore u ofron pasagjerëve të zgjedhin veshjet e tyre për destinacionin e qëndrimit të tyre

Shkoni në një udhëtim pa rroba: Linja ajrore u ofron pasagjerëve të zgjedhin veshjet e tyre për destinacionin e qëndrimit të tyre

Kush tjetër do të dalë me këtë ide nëse jo japonezët

Një linjë ajrore japoneze ka nisur një shërbim të ri, i cili thuhet se do të lejojë pasagjerët të rezervojnë veshjet, të cilat do të lihen në vendin e tyre të qëndrimit.


Pasagjerët do të mund të zgjedhin veshje të përmasave të ndryshme dhe për çdo stinë dhe rast.

“Japan Airlines” ka lansuar një ide të re si një mënyrë për të reduktuar emetimet e karbonit. Linja ajrore ka bashkëpunuar me një nga korporatat më të mëdha japoneze, Sumitomo, për të ofruar një shërbim me qira të veshjeve për vizitorët atij vendi, transmeton Telegrafi.

Shërbimi quhet “Any Wear, Anywhere” – çdo veshje, kudo) dhe qëllimi është të inkurajojë pasagjerët të paketojnë më pak rroba në bagazhin e tyre, gjë që redukton konsumin e karburantit të linjës ajrore, dhe rrjedhimisht emetimin e karbonit.

Pasagjerët do të jenë në gjendje të përdorin këtë faqe interneti dhe të rezervojnë një shërbim me qira të veshjeve paraprakisht. Është e nevojshme të futni informacione për fluturimin, madhësinë e veshjeve, kohëzgjatjen e qëndrimit dhe në cilin sezon do të udhëtoni të paktën një muaj përpara. Më pas, rrobat do të dërgohen direkt në akomodim dhe do të jenë gati për udhëtarin kur të mbërrijnë në vend.

Qiraja kushton nga katër deri në shtatë mijë jen (midis 25 deri 45 euro), në varësi të numrit të artikujve. Vizitorët mund të marrin me qira deri në tetë veshje për dy javë. Përveç sistemit të rezervimit online, Sumitomo mbikëqyr gjithashtu blerjen, larjen dhe dërgimin e veshjeve, në partneritet me një kompani pastrimi kimik dhe furnizues veshjesh.

Periudha provuese fillimisht do të jetë e kufizuar për vizitorët që mbërrijnë në vend duke përdorur Japan Airlines deri në gusht 2024. Megjithatë, nëse shërbimi rezulton i suksesshëm, Sumitomo mund të konsiderojë ta shpërndajë atë tek operatorë të tjerë, si American Airlines, British Airways, Cathay Pacific Airways dhe Malaysia Airlines. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Joga
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Stil
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori