LAJMI I FUNDIT:

Shkon në mbi 56.000, numri i njerëzve që nënshkruan peticionin me të cilin kërkohet t’i ndalohet rikthimi në tokë Jeff Bezosit

Shkon në mbi 56.000, numri i njerëzve që nënshkruan peticionin me të cilin kërkohet t’i ndalohet rikthimi në tokë Jeff Bezosit

Më shumë se 56.000 persona kanë nënshkruar peticionin me të cilin kërkohet që Jeff Bezosit t’i ndalohet rikthimi në Tokë, pasi paralajmëroi udhëtimin në hapësirë gjatë muajit të ardhshëm.

Bezos, themelues i kompanisë Blue Origin, ka deklaruar gjatë 7 qershorit se ai dhe vëllai i tij Mark Bezos do të udhëtojnë në hapësire me raketën New Shepard, transmeton Telegrafi.


E vetëm tri ditë pas këtij paralajmërimi, dy peticione janë “lansuar” duke u munduar t’ia parandalojnë miliarderit amerikan rikthimin në Tokë. Që të dy peticionet kanë mbledhur mijëra ndjekës në vetëm 10 ditë.

Më shumë se 37.000 njerëz e kanë nënshkruar peticionin në Change.org me titullin: “Mos e lejoni Jeff Bezosin të kthehet në Tokë”.

“Miliarderët nuk do të duhej të ekzistonin… në tokë, hapësirë, por ata do të duhej ta shqyrtonin mundësinë të qëndrojnë atje”, thuhet në përshkrimin e peticionit.

Madje disa prej nënshkruesve të peticionit kanë dhënë arsyet e tyre për këtë veprim, siç është sipas tyre “rikthimi në Tokë për ta konsiderohet privilegj – jo e drejtë” dhe se “Toka nuk i do njerëzit si Jeff, Bill Gates dhe Elon Musk dhe shumë miliarderë tjerë”.

Një peticion tjetër i quajtur “Peticioni që nuk i lejon Jeff Bezosit rikthimin në Tokë”, tashmë e kanë nënshkruar mbi 19.000 qytetarë dhe kjo shifër dita ditës me shpejtësi po rritet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Mësohen çmimet e iPhone 13, Mini 13, Pro 13 dhe Pro Max 13

Mësohen çmimet e iPhone 13, Mini 13, Pro 13 dhe Pro Max 13

Teknologji
A janë robotët

A janë robotët "miqtë apo armiqtë tanë"? Ja çfarë mendojnë njerëzit në disa pjesë të botës

Teknologji
Kalo në kategori