LAJMI I FUNDIT:

Shkon në mbi 26 mijë numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori

Shkon në mbi 26 mijë numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori

Izraeli dhe militantët e Hamasit po vazhdojnë luftën ndërmjet tyre në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se rreth 26260 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite.


Rreth 64800 të tjerë janë plagosur gjatë konfliktit, i cili tani është në ditën e 113-të, tha ministria.

Të paktën 174 palestinezë u vranë dhe 310 u plagosën në 24 orët e fundit, shtoi ajo, raporton skynews.

Theksojmë se autoritetet izraelite kanë pohuar se sulmet ndaj militantëve palestinezë do të vazhdojnë deri sa të mposhten.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë më 7 tetor ndaj luftëtarëve të Hamasit, të cilët kryen sulme terroriste duke shkaktuar rreth 1200 viktima. /Telegrafi/