LAJMI I FUNDIT:

Shkoi për të rregulluar tualetin e një klienti, hidrauliku britanik gjen eshtra nën dysheme

Shkoi për të rregulluar tualetin e një klienti, hidrauliku britanik gjen eshtra nën dysheme

Një hidraulik britanik mbeti i habitur me zbulimin e mbi 20 eshtrave të fshehura nën dyshemenë e tualetit që po e rregullonte.

Jonathan Betts, 36-vjeç, ishte duke punuar në një pronë 200-vjeçare, kur hasi në diçka të pazakontë, transmeton Telegrafi.


Ai shpërndau pamjet e filmuara, ku shihen eshtrat, kurse videot në TikTok nga postimi i tij i fundit më 6 janar kanë marrë mbi 1.4 milion shikime.

“Pasi hoqa pllakat e tualetit, gjeta diçka që dukej sikur ishte kalbur”, tha Betts që udhëheq kompaninë JB Plumbing në Plymouth të Britanisë së Madhe.

“E kam informuar klientin i cili ishte në pushime, i tregova se më duhet të hapi një gropë në dysheme”, shtoi ai. /Telegrafi/

@beansfromacan Can anyone tell me if this is human or animal? 🤷‍♂️ #tradesman #plumber #bathroom #underground #grave #devon #deftones ♬ original sound – Jonathan David Betts

@beansfromacan Found bones update 🎊🥳 #underground #grave #plumber #tradesman #fyp #bones #worklife ♬ original sound – Jonathan David Betts