LAJMI I FUNDIT:

Shkoi në vendin ku po mbahej ceremonia, ish-bashkëshorti Jason Alexander u përpoq të ndalonte dasmën e Britney Spears dhe Sam Asghari

Shkoi në vendin ku po mbahej ceremonia, ish-bashkëshorti Jason Alexander u përpoq të ndalonte dasmën e Britney Spears dhe Sam Asghari

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander, me sa duket u përpoq të ndalonte martesën e saj të tretë me Sam Asghari.

Zyrtarët konfirmuan për Fox News se Alexander u arrestua për ‘dy akuza për kundërvajtje, një akuzë për vandalizëm dhe një akuzë për shkelje të ligjit’.


Pasi i njëjti hyri në pronë, një grindje ndodhi në mes tij dhe sigurimit, që përfshinte gjithashtu vandalizëm pasi dyshohet se theu një artikull me vlerë nën 400 dollarë, sipas Departamentit të Sherifit të Qarkut Ventura.

Jason Alexander (Foto: TMZ)

Jason është ende në paraburgim dhe çështja po i dorëzohet prokurorit të shtetit.

Alexander, 40 vjeçar, ishte në një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram kur iu afrua shtëpisë dhe në atë moment u përgjua nga zyrtarët e sigurisë jashtë shtëpisë së saj.

Britney Spears dhe Sam Asghari martohen të enjten
Lexo po ashtu Britney Spears dhe Sam Asghari martohen të enjten

Pak para incidentit derisa po endej nëpër shtëpinë e yllit të muzikës pop, një zyrtar i sigurisë i tha: “Duhet të largohesh”.

Ai u përgjigj: “Mos i vendos duart mbi mua, të lutem mos i vendos duart mbi mua”.

Jason Alexander (Foto: TMZ)

Alexander më pas e pyeti: “Ku është Britney?”.

Më pas doli jashtë shtëpisë dhe hyri në tendën e ngritur ku ekipet po vendosnin trëndafila në një altar.

“Unë jam burri i saj i parë. Jam këtu për të ndaluar dasmën e saj”, tha ai.

“Britney është e tronditur por nuk mund ta lejojë këtë”, tha një burim për Page Six. “Të gjitha fatmirësisht janë të sigurt dhe Jason nuk është më në pronë”.

Britney Spears dhe Jason (Foto: TMZ)

Kjo është martesa e tretë për artisten amerikane. Ajo u martua për herë të parë me partnerin Alexander në janar të vitit 2004 gjatë një ceremonie në Las Vegas, Nevada.

Martesa e tyre u anulua 55 orë më vonë, për të cilën pretendoi se ishte detyruar nga nëna e Britney, Lynne dhe menaxhmenti i këngëtares.

Jason Alexander dhe Britney Spears (Foto: Getty Images)

Dhjetë muaj më vonë, Britney u martua me Kevin Federline, martesa e të cilëve zgjati tri vjet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori