LAJMI I FUNDIT:

Shkodra: Dështimi në Interpol mësim për të lobuar më shumë në të ardhmen

Shkodra: Dështimi në Interpol mësim për të lobuar më shumë në të ardhmen

Kosova ka dështuar për t’u pranuar në organizatën e policisë ndërkombëtare e njohur si Interpol.

Nënkryetarja e AAK-së, Magbule Shkodra, ka thënë se mos pranimi i Kosovës në Interpol është mësim për të lobuar më shumë në të ardhmen.


Shkodra ka thënë se nga tani Kosova duhet të fillojë lobimin në të gjitha shtetet, të cilat me votën e tyre e pamundësuan anëtarësimin e Kosovës në Interpol, duke theksuar se “Bashkimi Evropian, duhet t’ia bëjë të ditur Serbisë, që me qasje të tillë ndaj shtetit të Kosovës, nuk mund të vazhdojë më gjatë”.

“Të i’u shpjegojmë dhe t’i bindim, se mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol, është hendikep për sigurinë e të gjithëve. Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, besoj se përmes këtij rasti, do t’a kuptojnë që shteti i Serbisë, nuk është i interesuar për normalizim të raporteve me Kosovën (siç po thuhet).Ne qytetarët e Republikës së Kosovës mund t’a bëjmë angazhimin tonë, duke i bojkotuar plotësisht produktet e Serbisë,  duke i dalë kështu në ndihmë vendit tonë”, ka thënë Shkodra.

Lidhur me vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, ka thënë se duhet përkrahur edhe nga ndërkombëtarët.

“Njëkohësisht besoj që taksa e vendosur, nga qeveria e Republikës së Kosovës ndaj produkteve të Serbisë, të përkrahet nga miqtë tanë ndërkombëtarë si përgjigje, ndaj veprimeve destruktive të Serbisë kur është fjala për Kosovën”, ka theksuar Shkodra. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori