eksperti-banner

Ata kishin zgjedhur pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit për t’u larguar, por falë një operacioni të organizuar nga shërbimet e policisë kufitare tentativa e tyre ka dështuar.

Sipas dëshmive të dhëna pranë grupit hetimor, 12 klandestinët ishin futur në Shqipëri nga Greqia, në qytetin e Gjirokastrës. Atje kishin gjetur një transportues i cili u kishte marrë klandestinëve 3.600 euro, 300 euro për person, për t’i sjellë deri në Hanin e Hotit.


Transportimi i tyre është bërë nga shtetas shqiptarë që e njohin mirë zonën dhe policia po punon për identifikimin e tyre e më pas arrestimin. /SHO/Telegrafi/