LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija shkatërron Vardarin në derbi, pesëshe për fitoren e gjashtë në kampionat

Shkëndija shkatërron Vardarin në derbi, pesëshe për fitoren e gjashtë në kampionat

Shkëndija ka arritur të marr një fitore të madhe si mysafir i Vardarit, duke e mposhtur këtë të fundit me rezultat 5-1.

Pjesa e pare ishte e mrekullueshme. Kishte shumë raste dhe gola.


Vardari që e nisi më mirë, kaloi në epërsi herët, në minutën e 11-të me golin e Jovan Popzlatanov.

Sidoqoftë, Shkëndija u kthye menjëherë në lojë me golin e bukur të Florent Ramadanit në minutën e 15-të.

Vardari kishte të paktën 3-4 raste për gol,  por fat dhe pritjet e Zahov, bën që Shkëndija të ruajë rezultatin.

Kur skuadrat përgatiteshin të shkonin në dhomat e zhveshjes, Shkëndija shënoi përmes Valon Ahmedit, që shënoi me një gjuajtje precize (2-1).

Në pjesën e dytë tetovarët shënuan edhe tri herë të tjera. Besart Ibraimi i vetmuar nuk e kishte të vështirë të shënonte për 3-1. Ky është goli i tij i tetë në këtë sezon.

Edhe pas këtij goli, ambiciet e Vardarit u zbehën, ndërsa Shkëndija ishte ajo që këmbënguli për të rritur epërsinë.

Në minutën e 80-të, Ibraimi asistoi bukur për Enur Totren i cili i vetëm, tundi rrjetën për 4-1.

Në minutën e 85-të tetovarët fituan penallti, ku nga pika e bardhë Ahmedi ishte i saktë për 5-1.

Pas kësaj fitoreje Shkëndija mbetet lider me 21 pikë, ku ka gjashtë humbje dhe tri barazime.


VARDAR – SHKENDIJA 1:5 (0:0)

Arena Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup. Spektatorë: 00. Shënues: Popzlatanov 11’ (VAR), Ramadani 15’, Ahmedi 40’, (p) 85’, Ibraimi 60’, Totre 80’.

Lojtari i ndeshjes: Valon Ahmedi (Shkëndija).

VARDAR: Iliç, V. Velkovski, Micevski, Gjurkovski (46. Martinaga), Petkovski (66. Blazevski), Lazarevic, Popzlatanov, Charleston, Mircevski, Petrovic, Najdenov.

SHKENDIJA: Zahov, Pavic, Alimi, Ibraimi (84. Es Sahal), Ahmedi, Doriev (77. Nafiu), Murati (73. Zeynulai), Dita, Krivak, Neziri, Ramadani (46. Totre).


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori