LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Akrapovic

Shkëndija ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Akrapovic
(Foto: Twitter/KF Shkëndija)

Me një marrëveshje dypalëshe, Shkëndija dhe Bruno Akrapovic e kanë ndërprerë bashkëpunimin. Kështu ka njoftuar klubi tetovar.

Strategu boshnjak u rikthye në krye të kampionit në fuqi të Maqedonisë së Veriut në fillim të sezonit 2021/2022, pasi klubi e kishte shkarkuar trajnerin Ernest Gjoka në fund të muajit korrik.


“KF Shkëndija njofton se trajneri Akrapovic nuk do të jetë më shef i stafit teknik të kuqezinjve, pasi me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi.

“Klubi dhe tekniku Akrapovic kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve”.

“Me këtë rast, KF Shkëndija falënderon trajnerin Akrapovic për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierën e tij si trajner”, thuhet në njoftimin e klubit nga Tetova.

Shkëndija është aktualisht e dyta në renditjen tabelare në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut me 13 pikë prapa liderit Shkupi. Në 25 ndeshje të zhvilluara ka regjistruar 13 fitore, nëntë barazime dhe tri humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Boks
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Premier League
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Kalo në kategori