LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarja shqiptare, Laura Mersini: Vdekja e Hawking ishte një humbje për të gjithë

Shkencëtarja shqiptare, Laura Mersini: Vdekja e Hawking ishte një humbje për të gjithë

Pas ndarjes nga jeta të shkencëtarit me famë botërore Stephen Hawking, Radio Amerikane “Here & Now” zhvilloi një intervistë me kozmologen dhe profesoreshën e Asociuar pranë Universitetit North Carolina Chapel Hill, Shqiptare – Amerikanen Zj. Laura Mersini Houghton.

“Vdekja e Tij ishte një humbje për të gjithë ne” thotë Houghton pas largimit nga jeta të fizikanit Stephen Hawking.


Si bashkëpunëtore e afërt e tij tregon për konferencat e ndryshme shkencore që kanë mbajtur nëpër botë.

Nga konferenca në Stockhholm, Laura do të kujtonte bisedën me Stephen.

Pasi e pyet se çfarë muzike preferon të vendosnin në banketin e konferencës duke i sugjeruar Operën-Bethoven Nr: 131, që ishte ajo pjesë e kontributit të Beethovenit kur ai ishte plotësisht i shurdhër dhe i verbër. … Stephen qeshi e i tha: “Jo, ne mund të kemi Operën 132”.

Por kjo tregonte shumë, se midis Operës Nr. 131 dhe 132 ekziston një diferencë shumë e mprehtë që qëndron në kombinimin e mungesës së shpresës për të qenë një viktimë e një sëmundje të caktuar e në anën tjetër fuqisë që duhet të dalë fitimtare e në mënyrë të pavarur.

Mes të tjerave Laura ndalet edhe tek ndikimi që la pas në jetë dhe shkencë filozofi i shkencave ekzakte Stephen Hawking.

“Edhe pse trupi i tij ishte i paralizuar nga sëmundja, thotë ajo, mendja e tij e shkëlqyer shkonte përtej kohës dhe hapësirës. Ai ishte i aftë të vendoste një koncept të tërë të vështirë në një fjali të vetme, dhe me një qartësi të tillë që për këdo tjetër do të merrte të paktën një paragraf….E më tej vazhdon.

Ky lloj fortifikimi e bëri atë një person shumë të veçantë, ai ishte mjaft i vendosur në vendimet e tij, mendjen e tij e kishte të vendosur në ato çfarë ndërmerrte e askush nuk mund ta ndalonte”. Sipas  Houghton komunikimi me shkencëtarin e madh nuk ishte i vështirë.

Stephen Hawking përgjatë jetës së tij punoi në ligjet bazike me të cilat drejtohej universi, është autor i një sërë librash me karakter shkencor, ku një prej tyre me titull “A Brief History of Time” u shit në miliona kopje. Stephen Hawking është dekoruar me shumë Tituj si “Urdhri i Lartë” nga Mbretëresha e Anglisë, “Shoqërues Nderi”, me Medaljen “Presidenciale për Liri”, me Çmime për “Fizikën Fondamentale” etj.

Duke u ndalur paksa tek figura e fizikanes e shkencëtares shqiptare Laura Mersini Houghton, bashkëshortes e nënës së mrekullueshme, ne si femra shqiptare ndihemi krenare për arritjet e saj të larta që i ka lënë zbulimeve të universit. Ne çdo ditë e më shumë përpiqemi ta vlerësojmë e nderojmë emrin e saj si në arenën kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, pasi e meriton vërtetë. Me Laurën kemi patur disa biseda telefonike, të cilat na kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme. Korres/H&P

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori