Britanikët do të paralajmërohen nga shkencëtarët më të mirë se Britania e Madhe është në një “pikë kritike” sa i përket pandemisë së coronavirusit.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, në një konferencë televizive të hënën, profesori Chris Whitty dhe Sir Patrick Vallance do t’i tregojnë publikut se vendi përballet me një ‘dimër shumë sfidues’, pasi ata shpjegojnë se si virusi po përhapet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë.
Kryeshefi mjekësor për Angli dhe këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike do të paralajmërojnë se tendenca aktuale e virusit po shkon ‘në drejtim të gabuar’, pasi shkalla e infeksionit vazhdon të rritet.
Kryeministri Boris Johnson pritet gjithashtu t’i drejtohet kombit që të martën për të vendosur masa të reja, pasi sekretari i shëndetësisë paralajmëroi se vendi është në ‘pikën e kulmit’ të një faze të dytë.
Po sipas mediave britanike, kryeministri kaloi fundjavën me ministra të lartë dhe këshilltarë duke diskutuar se çfarë veprimi duhet të ndërmerrte pasi rritja e numrit të rasteve të reja nuk tregoi asnjë shenjë ngadalësimi.
Ndër masat që po merren në konsideratë është një bllokim kombëtar “i përkohshëm dy javor”.
Downing Street njoftoi gjatë fundjavës se kushdo në Angli që refuzon t’i bindet një urdhri për vetë-izolim mund të përballet me një gjobë deri në 10,000 funte.
Gjithsesi Johnson është i përkushtuar të shmangë një bllokim tjetër mbarëkombëtar mes shqetësimeve rreth efektit në ekonomi, pikërisht kur aktiviteti po fillonte të merrte veten përsëri.
Siç thuhet më tej, gjatë konferencës së sotme, Prof Whitty dhe Sir Patrick do të përdorin të dhëna nga vende të tjera të tilla si Spanja dhe Franca, të cilat po shohin një kulm të dytë, për të nënvizuar se si përvoja e tyre mund të shfaqet edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Sekretari i shëndetësisë tha se ishte shumë i shqetësuar ’për të dhënat e fundit që sugjerojnë që Britania mund të jetë në të njëjtën rrugë si Spanja dhe Franca – ku vdekjet dhe shtrimet në spital po arrijnë kulmin – pa veprime efektive.
Ai shtoi se pranimet në spital për coronavirus po dyfishohen ‘çdo tetë ditë apo më shumë’ dhe do të shohin se ‘numri i njerëzve që vdesin trishtueshëm do të rritet’, nëse nuk ndërmerren veprime të mëtejshme.
Ndryshe, 3.899 raste të tjera u raportuan në Mbretërinë e Bashkuar të dielën, ndërsa 18 të tjerë vdiqën brenda 28 ditëve nga coronavirusi, duke e çuar totalin në 41,777. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë