LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët: Nuk është e saktë që përdorimi i telefonit gjatë vozitjes është aq i rrezikshëm

Shkencëtarët: Nuk është e saktë që përdorimi i telefonit gjatë vozitjes është aq i rrezikshëm

Llogaritjet e rrezikut të rritur nga fatkeqësitë në trafik për shkak të përdorimit të telefonit mobil gjatë vozitjes ndoshta janë mbivlerësuar, ka treguar analiza e re.

E ashtuquajtura “vozitje e shpërqendruar” është bërë problem i madh shëndetësor në disa vitet e fundit. Në pjesën më të madhe të botës bisedimi në telefon mobil dhe shkrimi e SMS-ve është ndaluar.


Megjithatë, studimet kanë treguar rezultate të ndryshme se çfarë është në të vërtetë ndikimi i telefonave mobilë në vozitje dhe shpërqendrim apo hutim.

Richard A. Young nga Univrsiteti Wayne State në Detroit ka testuar të dhënat GPS të 439 shoferëve gjatë 100 ditëve, bën të ditur Reuters, dhe ka përfunduar se si shumica e aksidenteve ka ndodhur për shkak të kohës së kaluar në automobil, respektivisht të kohëzgjatjes së udhëtimit, sepse të aksidentuarit kanë kaluar rreth tri të katërtat e kohës më gjatë në timon në ditën e aksidentit.

Duke i krahasuar rezultatet e veta me rezultatet e studimeve të mëhershme relevante të cilat për aksidentet kanë fajësuar përdorimin e telefonave mobil ka ardhur në përfundimin se si lidhja e rrezikut të rritur nga aksidentet dhe telefonave mobil statistikisht është e parëndësishme. Pikërisht ato studime me të cilat ka krahasuar rezultatet e veta kanë pohuar se si për shkak të përdorimit të telefonave mobil rreziku nga aksidenti është katërfish më i madh.

Young konsideron që rezultatet e studimit të tij do të ndihmojnë të shpjegohet pse disa studime tjera po ashtu nuk kanë gjetur lidhjen më mes përdorimit të telefonave mobil dhe rrezikut të rritur nga aksidentet, transmeton koha.net.

Por, kjo nuk do të thotë që shoferët duhet të flasin në telefon apo të dërgojnë SMS-a gjatë vozitjes sepse shumë studime, që nuk përdorin metodat e kontestuara, kanë treguar se si përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes, dhe veçanërisht shkrimi i SMS-ve, është shumë i rrezikshëm.

Ka mundësi që rezultatet e analizave të mëhershme me të vërtetë kanë qenë të mbivlerësuara, dhe askush nuk mund ta thotë se sa. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori