LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët japin alarmin: Arinjtë polarë kanë nisur të hanë njëri-tjetrin

Shkencëtarët japin alarmin: Arinjtë polarë kanë nisur të hanë njëri-tjetrin

Një fenomen po bëhet më i zakonshëm në Arktik, me shfaqjen e kanibalizmit midis arinjve polarë.

Ndryshimet klimatike dhe shfrytëzimi i karburanteve fosile në zonë përmenden si arsye.

Së bashku me ngrohjen globale, coronavirusin që po pushton Evropën dhe ngjarje të ndryshme politike, ekziston një fenomen i tmerrshëm që prek speciet e kafshëve dhe i drejton ata në kanibalizëm, thonë studiuesit rusë.

Shkrirja e akullit të shkaktuar nga ngrohja globale, por edhe nga shtimi i numrit të kompanive në Arktik, privon arinjtë polarë nga mundësia për gjueti, kështu që ata detyrohen të kthehen në kanibalizëm duke sulmuar këlyshët e tyre.

“Rastet e kanibalizmit tek arinjtë polarë rrallëherë ishin njohur për shkencëtarët më parë. Burimi i shqetësimeve tona është se kanibalizmi është bërë aq i zakonshëm tani sa që arinjtë po sulmojnë edhe femrat me bebe”, tha shkencëtari Ilya Mordvincev nga Instituti Severcov, duke shtuar se shkaku i këtyre sulmeve është mungesa e ushqimit të shkaktuar nga faktori njeri.

Mungesa e akullit zvogëlon numrin e fokave me të cilat ushqehen arinjtë.

Shkencëtarët kanë konfirmuar se arinjtë, pasi vrasin anëtarët e specieve të tyre, mbulojnë trupat e tyre me borë dhe akull, në mënyrë që ta përdorin përsëri në të ardhmen.

Arinjtë polarë janë specie që ka një shkallë të ulët riprodhimi gjatë dimrit. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori