LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët e kanë zhvilluar testin 10-minutësh të kancerit

Shkencëtarët e kanë zhvilluar testin 10-minutësh të kancerit

Hulumtuesit në Australi e kanë krijuar një test 10-minutësh i cili mund ta detektojë prezencën e qelizave kanceroze në çdo pjesë të trupit të njeriut.

Testi është zhvilluar pasi hulumtuesit nga Universiteti Queensland kanë zbuluar kanceri e formon një strukturë unike të ADN-së kur vendoset në ujë, transmeton Telegrafi.


Testi funksionon duke e identifikuar prezencën e asaj strukture, zbulim i cili mund të ndihmojë ta detektojë kancerin te njerëzit shumë më herët sesa metodat e tanishme.

Shkencëtarët anë e mbanë botës kanë qenë duke punuar që të gjejnë mënyra për identifikimin e kancerit në faza sa më të hershme, pasi që detektimi i hershëm e rritë shkallën e suksesit të trajtimit.

Deri më tani ky test është testuar në më shumës e 200 inde dhe mostra gjaku ku i ka detektuar qelizat kanceroze me 90% saktësi.

Deri më tani është përdorur vetëm për ta detektuar kancerin e gjirit, prostatës, zorrëve dhe limfomës, por shkencëtarët janë të besimit se rezultatet janë të ngjashme edhe me llojet tjera të kësaj sëmundje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori