LAJMI I FUNDIT:

Shkenca thotë se sandviçët po ua prishin dietën

Shkenca thotë se sandviçët po ua prishin dietën
Homemade salmon club sandwich on rye bread with cucumber and sauteed spinach and secure with cocktail sticks

Jeni duke u përpjekur t’i hiqni kaloritë e tepërta? Atëherë duhet të keni kujdes me dietën të cilës i përmbaheni.

Një studim i publikuar në Public Health ka zbuluar se njerëzit që hanë sandviçë konsumojnë rreth 100 kalori më shumë sesa që është normalja, transmeton Telegrafi.

Gjë që nuk është e keqe, por konsumimi i sandviçit i shton edhe nivelet e sodiumit dhe yndyrës!

Hulumtuesit shpjegojnë se shumica e sandviçëve përmbajnë mishra të cilat kanë përqindje të lartë të kalorive, yndyrës dhe sodiumit, e aspak nuk përmbajnë ndonjë ushqim të shëndetshëm. Prandaj, nuk i ka fajet buka e sandviçit, por gjërat brenda saj.

Close up of a bacon lettuce and tomato sandwich.

Live Science gjithashtu raporton se ngrënia e sandviçëve tregon se jeni duke ngrënë më pak perime – gjë që ka kuptim, pasi që shumë pak perime ofron sandviçi, sepse më shumë ofron sheqer.

Sidoqoftë, kjo nuk duhet të thotë se duhet t’i largoni nga jeta sandviçët dhe t’i kushtoni vëmendje të plotë sallatave. Sandviçët janë ushqim gjenial dhe asnjëherë nuk duhet të mos respektohen.

Pra, nëse e përgatitni vet sandviçin, përpiquni të mos futni shumë mish, por kushtoni vëmendje më të plotë perimeve, qoftë nëse gjenden brenda sandviçit apo anash si sallatë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori