LAJMI I FUNDIT:

Shkenca ka provuar: Qentë janë xhelozë

Shkenca ka provuar: Qentë janë xhelozë

Në eksperimentin e kryer në Universitetin e Kalifornisë për të provuar xhelozinë te qentë, rreth 80% e qenve treguan shenja xhelozie kur pronarët e tyre luanin me robotin, ndërsa disa madje u ankuan te roboti!

Revista shkencore “Plos One” publikoi si dukej eksperimenti.

Pronarëve të 36 qenve më të vegjël u është dashur të bënin 3 detyra në test – t’i kushtonin vëmendje qenit robot, një kungulli plastik dhe të lexonin një libër me zë të lartë, duke mos i kushtuar vëmendje kanakarëve të tyre, transmeton Telegrafi.

Ekspertët vëzhguan reagimet e qenve, pas të cilave u konkludua se 80% e qenve e shtynin robotin, nuhatnin dhe preknin pronarët, duke u përpjekur të tërhiqnin vëmendjen te vetja e tyre.

Qentë madje prekën pronarët e tyre dyfish më shumë ndërsa luanin me një qen robot sesa kur luanin me një kungull, dhe aq më shumë se 4 herë më shumë se gjatë leximit.

Nga 36 qentë që morën pjesë në eksperiment, vetëm një qen lehu ndaj kungullit dhe librit, ndërsa deri në 9 qen lehën ndaj qenit robot, zgërdhinë dhëmbët, rënkuan dhe tundën bishtin.

– Ajo që mund të konkludojmë pas eksperimentit është se qentë janë të etur për të mbrojtur lidhjen shoqërore që kanë ndërtuar me pronarin, por ne nuk mund ta konsiderojmë ndjenjën subjektive të secilit qen individualisht – tha Christine Harris, autorja e studimit dhe një psikologe nga Universiteti i Kalifornisë.

Shkencëtarët theksuan më tej se ata besojnë se xhelozia tek kafshët u zhvillua si një mjet për këlyshët për të zgjedhur ushqimin dhe për të tërhequr vëmendjen e prindërve të tyre, por edhe si një mjet për mbrojtjen e partnerëve seksualë.

Çfarë thua ti? E vëreni që qeni juaj është xheloz? /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori