LAJMI I FUNDIT:

Shkenca: Ja përse disa çifte na bezdisin duke postuar fotografi dhe statuse në Facebook

Shkenca: Ja përse disa çifte na bezdisin duke postuar fotografi dhe statuse në Facebook

Të gjithë kemi parë çifte të cilat e mbushin kohështrirjen me fotografi të tyre në pushime, në darka, duke ecur, në shtëpi apo duke mos bërë asgjë.

Disa nga këto nuk janë aq problematika, por kur kjo gjë bëhet e vazhdueshme, atëherë në lojë mund të jetë edhe një arsyeje psikologjike, dhe kjo video e Science of Us shpjegon se përse, transmeton Telegrafi.


Me siguri se keni parë çifte të cilat i ndryshojnë fotografitë e profilit çdo ditë dhe i qesin të njëri-tjetrit duke buzëqeshur, ose çdo ditë fusin fotografi të reja në Instagram, dhe me siguri se jeni bezdisur nga më shumë se një herë. Sidoqoftë, kjo nuk është domosdoshmërish një gjë e keqe.

Hulumtuesit shpjegojnë se kjo është sjellje e cila mund të quhet RSCE. Shpeshherë është e lidhur me personat të cilët në përgjithësi kanë nivel të ulët të vetëbesimit, dhe, siç tregon video, mund të jetë më e zakonshme në personat të cilët kanë vështirësi t’i shprehin ndjenjat e tyre në jetën reale, ose tek njerëzit të cilët kanë nivele më të larta të shqetësimit.

Normalisht këto gjëra mund të tingëllojnë keq, por në realitet të gjitha ato statuse në Facebook mund të jenë vetëm mënyrë e atyre njerëzve për të shpërndarë jetën e tyre me njerëzit të cilët janë më të dashurit për ta, dhe për të riafirmuar lumturinë me partnerin. Pra po, ata mund të jenë të lumtur në të vërtetë dhe kjo mund të jetë vetëm lloji i tyre i terapisë.

Përderisa mund të jetë ende paksa e bezdisshme, ju gjithmonë e keni lirinë për të mos i ndjekur ata ose për t’i fshehur statuset e tyre të cilat i qesin. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Në çift
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Bllokimi i gjirit dhe kthimi i qumështit pas; Çfarë duhet të bëjë nëna që mos ta përjetojë me stres gjidhënien

Bllokimi i gjirit dhe kthimi i qumështit pas; Çfarë duhet të bëjë nëna që mos ta përjetojë me stres gjidhënien

Për nënat
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?

Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?

Shtatzëna
Kalo në kategori