LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës dhe prostitucionit në Itali

Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës dhe prostitucionit në Itali

Finalizimi i operacionit të Milanos në bashkëpunim me policinë shqiptare çoi në arrestimin e 8 shtetasve shqiptarë me lidhje familjare dhe me origjinë nga qyteti i Lezhës, nën akuzën e trafikimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit, në brendësi të Milanos dhe shesheve të Monzës.

Mediat italiane bëjnë me dije se policia ka sekuestruar një apartament, dy llogari rrjedhëse dhe dy makina në pronësi të të dyshuarve.


Hetimi në lidhje me bandën kishte nisur që në vitin 2017.

Banda trafikonte sasi të mëdha droge, rreth 15 deri 20 kg kokainë për “rrugë”, ndërsa droga shpërndahej në tregun e Lombardinës.

Investimet e mëdha që të dyshuarit kryen për blerjen e kokainës, ishin përfitim i të ardhurave të paligjshme, që vinin nga kontrolli i zonave të prostitucionit.

Grupi përdorte për shfrytëzim prostitucioni 6-7 vajza, duke fituar kështu 3,000 deri 4,000 euro në natë.

Policët, duke hetuar sjelljen e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trajtimin e drogës të kryer nga grupi i lartpërmendur kriminal, arritën të mbledhin prova të shumta kundër 8 shqiptarëve. Për ta lëshoi urdhëra të ndalimit Prokuroria e Monza-s.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori