LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohet grupi i drogës në Londër, policia arreston katër shqiptarë

Shkatërrohet grupi i drogës në Londër, policia arreston katër shqiptarë

Policia e Londrës njoftoi se ka arrestuar katër shqiptarë, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të cilëve iu kapën 340 mijë paund dhe një sasi kokaine me vlerë 400 mijë paund. Operacioni u zhvillua të mërkurën në disa adresa në Londër dhe Essex.

Mësohet se në pranga janë vënë Rrustem Dauti, 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucai, 32 vjeç. Në shtëpinë e Rustem Dautit u gjetën 140 mijë paund si edhe përzierës droge dhe kokainë. Fisnik Kurtucajt iu gjetën 100 mijë paund.


Më pas u arrestua edhe Florian Meshi, 22 vjeç për mbajtje të dokumenteve të falsifikuara dhe shitje droge. Ndërsa Azem Gashi, 26 vjeç u kap me 4 kile kokainë dhe 100 mijë paund.

Të katër shqiptarët u nxorën para gjykatës për masën e sigurisë dhe seanca e radhës u përcaktua për në 12 shkurt.

Kreu i operacionit të policisë, Matt McMillan tha se do të vazhdojë puna për të zbuluar dhe individë të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.

“Këto ishin sekuestrime të mëdha parash me të cilat mund të kishte përfitime të mëdha të krimit të organizuar” , tha McMillan. /dosja.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori