LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i sigurisë, Kina ndalon përdorimin e Segway dhe skuterëve elektrikë (Foto)

Shkaku i sigurisë, Kina ndalon përdorimin e Segway dhe skuterëve elektrikë (Foto)

Pekini dhe Shangai, që janë dy nga qytetet më të mëdha në Kinë, e kanë ndaluar përdorimin në rrugë të hapur të skuterëve elektrikë dhe mjetit të quajtur Segway.

Në Ligjin e Popullit të Republikës së Kinës për Sigurinë e Trafikut Rrugor, thuhet se të gjithë personat që kapen duke lëvizur me këto makina, do t’ju konfiskohen dhe do të dënohen, transmeton Telegrafi.


Ndalesa specifikon skuterin me ulëse, si dhe mjetin me dy rrotë që duhet ta balancojë vet drejtuesi, të cilat nuk kanë pedale gazi dhe as frena.

Shkaku i sigurisë Kina ndalon perdorimin e Segway dhe skutereve elektrik foto 2

Mungesa e këtyre të fundit dhe fakti se nuk frenojnë për nëntë metra, po konsiderohen problematike për përdoruesin, njerëzit dhe trafikun në përgjithësi. /Telegrafi/