LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i rritjes së papritur të numrit të rasteve, Kina ndaloi publikimin e të dhënave rreth COVID-19

Shkaku i rritjes së papritur të numrit të rasteve, Kina ndaloi publikimin e të dhënave rreth COVID-19

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC) ka ndaluar publikimin e shifrave ditore të të infektuarve me coronavirus, mes shqetësimeve për besueshmërinë e të dhënave pasi infeksionet shpërthyen pas lehtësimit të papritur të kufizimeve të rrepta.

“Informacionet përkatëse mbi COVID-19 do të publikohen nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për referencë dhe hulumtim”, njoftoi komisioni, pa dhënë asnjë arsye për ndryshimin ose sa shpesh CDC e Kinës do të përditësojë informacionet e reja rreth virusit.


Ndalimi i papritur i raportimit të numrit të infeksioneve ditore dhe vdekjeve vjen mes shqetësimeve në rritje për mungesën e informacionit të saktë që kur Pekini bëri ndryshime të rëndësishme në politikën zero-Covid që karantinoi qindra miliona qytetarë të tij.

Pavarësisht rritjes rekord të infeksioneve, NHC nuk raportoi asnjë vdekje nga COVID-19 në mbarë vendin për katër ditë rresht përpara se të ndalonte publikimin e të dhënave, raporton theguardian.

Zyrtarisht, Kina ka raportuar më pak se 10 vdekje të lidhura me virus në dy javët e fundit, por një rritje e kërkesës për krematoriume është interpretuar si dëshmi se numri aktual i vdekjeve është shumë më i lartë.

Kompania britanike e të dhënave shëndetësore Airfinity vlerësoi javën e kaluar se Kina po përjetonte më shumë se një milion infeksione dhe 5,000 vdekje në ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori