LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Për shkak të situatës me Iranin dhe Izraelin, mediat botërore po lexojnë profecinë e Baba Vangës për vitin 2024.

Baba Vanga, e lindur si Vangelia Pandeva Dimitrova, pohoi se Zoti i dha dhuratën për të parë të ardhmen kur u verbërua në moshën 12-vjeçare.

Ajo supozohet se parashikoi pandeminë e coronavirusit, vdekjen e Princeshës Diana dhe fatkeqësinë e Çernobilit, dhe shumë kanë frikë se Baba Vanga do të ketë të drejtë me parashikimin e saj për Luftën e Tretë Botërore.


“Nostradamusi i Ballkanit”, Baba Vanga ishte një parashikuese bullgare që u bë një ikonë kulti mes teoricienëve të konspiracionit dhe para vdekjes së saj në vitin 1996, parashikimet iu regjistruan deri në vitin 5079, kur tha se do t’i jepte fund botës.

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Lexo po ashtu Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Sipas saj, viti 2024 do të sjellë tmerre të shumta, si sulme terroriste në Evropë, sulme biologjike dhe Lufta e Tretë Botërore. Duke pasur parasysh zhvillimet në Lindjen e Mesme, shumë kanë frikë se këto profeci do të realizohen shumë lehtë, shkruan dailymail.

Vanga njoftoi një “valë terrori” dhe la të kuptohet se mund të ndodhte që një “superfuqi botërore” nga hijet të përdorë armë biologjike.

Në kontekstin e sulmit të Iranit ndaj Izraelit, diskutimet për luftën globale po përhapen në mediat sociale dhe liderët botërorë janë në gatishmëri të lartë.

Autoritetet iraniane thanë se janë të gatshëm të përdorin “armë që nuk i kanë përdorur kurrë” nëse Izraeli i përgjigjet sulmit.

Ndryshe, Baba Vanga tha, ndër të tjera, se Evropa do të pushojë së ekzistuari deri në vitin 2017 dhe se kontinenti do të shndërrohet në një “djerrinë pothuajse tërësisht pa jetë njerëzore”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori