LAJMI I FUNDIT:

Shiu depërtoi edhe brenda aeroportit, të pranishmit iknin për të gjetur strehë

Shiu depërtoi edhe brenda aeroportit, të pranishmit iknin për të gjetur strehë

Udhëtarët e mllefosur me anulimin e fluturimeve, në aeroportin Luton të Londrës, e kanë pasur edhe një problem tjetër.

Reshjet e rrëmbyeshme të ditëve të fundit, kanë bërë që shiu të depërtoi edhe në brendinë e aeroportit, duke i detyruar të pranishmit të iknin për të gjetur strehë, gjë që e kishin shumë të vështirë, transmeton Telegrafi.


Kjo shkaktoi tollovi edhe më të madhe, duke detyruar intervenimin e njësiteve emergjente, në mënyrë që të mos krijohet panik.

Megjithëse korridoret e një terminali janë mbushur me ujë, nuk ka pasur probleme në sistemin e energjisë elektrike dhe gjendja tani është e mirë. /Telegrafi/