Lamborghini Diablo VT Roadster e vitit 1997 e ruajtur në mënyrë të shkëlqyer, e cila i përkiste ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të dalë në ankand.
Falë lidhjeve të veçanta me Lamborghinin, Trump porositi Diablo sipas dëshirës dhe më parë kompania i “huazoi” shembuj të këtij modeli për qëllime promovuese si pjesë e partneritetit.
Kjo e lejoi atë të merrte Diablon e tij në Blue Le Mans Blue, i cili nuk ishte zyrtarisht i disponueshëm në vitin 1997. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja veçori unike, pasi vetura përfshin gjithashtu një pllakë “Donald Trump 1997 Diablo” në derën e shoferit.
Automjeti iu dorëzua ish-presidentit krejt të re dhe ai e mbajti deri në verën e vitit 2002. Pas kësaj, ajo ndërroi dy pronarë të tjerë dhe përshkoi vetëm 24,836 kilometra.
Diablo fuqizohet nga një motor 5.7-litërsh V12 që zhvillon 492 kuaj/fuqi dhe 582 Nm çift rrotullues, dhe shoqërohet me një transmetim manual me pesë shpejtësi që dërgon fuqinë në të katër rrotat. Automobili përshpejton nga 0 në 100 km/h për 4.1 sekonda dhe arrin një maksimum prej 325 km/h.
Duke parë fotot, trupi është në gjendje të shkëlqyer, po ashtu edhe buzët me pesë cepa. Brendësia është me dy ngjyra, përfshin kondicioner digjital, sistem zanor Alpine dhe më shumë.
Ky Diablo është një nga vetëm 132 shembujt e prodhuar për klientët amerikanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Cili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
Gjermanët parashikojnë dominimin e automjeteve elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe