LAJMI I FUNDIT:

Shitet apartamenti më i shtrenjtë në Kroaci

Shitet apartamenti më i shtrenjtë në Kroaci

Agjencia e patundshmërive e Kroacisë, Eurovilla ka njoftuar shitjen e një apartamenti në Zagreb për tetë milionë euro.

Banesa, për të cilën thonë se është më luksoze, ka 320 metra katrorë hapësirë banimi dhe 160 metra katrorë tarracë.


Ky është një apartament dykatësh në kompleksin Centar Klujeni në qendër të Zagrebit, me tre dhoma gjumi dhe po aq tualete, përcjell 24sata.hr.

“Pronari i banesës është kompania Hoto Zrinjevac, në pronësi të Kreshimir Horvatinçiqit. Në banesë nuk jeton askush për momentin, por më parë ka pasur qiramarrës. Ajo që mund të them është se nuk apartament më të mirë se ky në Zagreb. Ban Centar dhe Centar Cvjetni janë ndërtesat më të mira në Zagreb, ato janë pasuri të paluajtshme unike, si të kesh një shtëpi në qendër të qytetit, kjo është gjëja më e bukur që mund të ekzistojë”, tha Serdo Serdarusiq nga agjencia Eurovilla.

Siç thotë ai, apartamenti është nxjerrë në shitje dy ditë më parë, por tashmë ka të interesuar dhe blerësit e mundshëm tashmë kanë paralajmëruar ardhjen e tyre.

“Ky është padyshim apartamenti më luksoz në Zagreb, i ka të gjitha mobiliet e dizajnuara. Unë kam 20 vjet që merrem me prona të paluajtshme dhe mund t’ju them se nuk ka një apartament të tillë në Zagreb”, tha Serdarusiq. /Telegrafi/