LAJMI I FUNDIT:

Shilegov fjaloset me zjarrfikësit: Nëse doni shkoni, do të punësojmë të tjerë

Shilegov fjaloset me zjarrfikësit: Nëse doni shkoni, do të punësojmë të tjerë
Foto: Slobodenpecat.mk

Zjarrfikësit e Shkupit edhe sot kanë dalë në protesta, duke kërkuar paga më të mëdha.

Gjatë shprehjes së revoltës së tyre, ata janë takuar me kryetarin Petre Shilegov, me të cilin edhe kanë diskutuar herë pas here me tone të larta.


Zjarrfikësit thonë se paga prej 19 mijë denarëve që e marrin është poshtëruese, për punën që e bëjnë.

Ndërsa Shilegov i përsëriti fjalët e tij të mëhershme: “Nëse doni të largoheni, shkoni – do të shpallim konkurs për zjarrfikës tjerë”.

“Ua paguajmë shërbimet mjekësore, si dhe mundësinë për të marrë para nëse hasni në rrezik në vendin e punës. Nëse largoheni, do të punësojmë zjarrfikës të rinj. Bazë ligjore për pagat që kërkoni për momentin nuk ka. Ligji duhet të ndryshohet në qershor të vitit 2021. Më herët nuk mundet”.

Ndërsa komandanti i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit Vlladimir Simonovski, sot në një intervistë tha se ky problem ekziston prej vitit 2014. Ai tha se që atëherë është sjellë vendim ligjor që zjarrfikësit të marrin 20 përqind shtesë për rrezik gjatë punës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori