Shikoni si përbuzet një amerikane me ngjyrë gjatë mitingut të Trump (Video)


Përkrahësit e Donald Trump janë parë duke sulmuar një grua të re me ngjyrë, gjatë tubimit të Super të martës në Louisville, Kentucky.
E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është regjistruar nga kamerat, dhe pas pak minutave është postuar në rrjete sociale nga një gazetar i një televizioni lokal, transmeton Telegrafi.
Ky është incidenti i fundit që ka ndodhur në tubimet e Trump, pas atij që ndodhi një ditë më parë, kur një fotoreporter i revistës amerikane Tim, u përplas për tokë nga agjentët e shërbimeve sekrete, të cilët ishin të pranishëm gjatë një fjalimi të Trump.
Në video shihet se si disa burra duke buzëqeshur dhe festuar, fillojnë të shtyjnë dhunshëm një grua me ngjyrë e cila ishte bllokuar mes simpatizantëve të Trump. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/03/2016





































