LAJMI I FUNDIT:

Shikoni se si Cybertrucku ngjitet në terrenin e ashpër malor

Shikoni se si Cybertrucku ngjitet në terrenin e ashpër malor

Një Cybertruck i Tesla-s u testua së fundmi në një terren të ashpër, sipas një video të publikuar në YouTube.

Siç shihet në këtë video, “bisha” e Tesla-s u ngjit në terrenin e ashpër me lehtësi relative, transmeton Telegrafi.


Ky model ishte i pajisur me rrota 35 inç, por me goma të dizajnuara për terren të ashpër dhe të pastër, megjithatë ia doli ta kryente sfidën.

Testimi si duket ishte bërë nga një ekip i Cybertruckut, gjegjësisht nga punëtorët e Tesla-s.

Në video, Cybertrucku arriti që pa problem të ngjitej në terrenin malor madje me një tentativë të vetme. /Telegrafi/