Këngëtarjarja Argjentina Ramosaj ka kohë që nuk është shfaqur para publikut me projekte muzikore për arsye se kohën më të madhe ja merr angazhimi i saj si nënë.

Kujtojmë që vitin e kaluar ajo u bë nën për herë të parë, pasi solli në jetë djalin e saj të cilin e pagëzoi me emrin Noah.


Rrjetet sociale janë e vetmja çasje ku fansat kanë mundësinë ta ndjekin këngëtaren, dhe Argjentina është herë pas here aktive në to.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të djalit të saj në Instagram, i cili tashmë është rritur shumë dhe normalisht që ka filluar të ecë, ndërsa në foto vërehet edhe eleganca e djalit, i cili edhe pse i vogël është veshur me plot stil nga e ëma.

Përndryshe Argjentina ka një jetë të lumtur familjare, dhe aktualisht jeton në Prishtinë me djalin dhe bashkëshortin e saj Dugin. /Telegrafi/