LAJMI I FUNDIT:

Shikoni reagimin e vogëlushit, kur sheh nënën duke shqyer mbulesën si shenjë gëzimi që i shpëtoi ISIS-it (Video)

Shikoni reagimin e vogëlushit, kur sheh nënën duke shqyer mbulesën si shenjë gëzimi që i shpëtoi ISIS-it (Video)

Frikën që ISIS e ndjellë në zemrat e të burgosurve të tyre, e tregon më së miri një video prekëse e postuar së fundmi në internet, ku shfaqet momenti kur një djalosh i vogël mundohet me çdo kusht të mbulojë fytyrën e nënës së tij, pasi ajo kishte hequr mbulesën si shenjë gëzimi që është çliruar nga terrori.

Kjo nënë ka bërë një gjest të fuqishëm simbolik, pasi falë trimërisë së rebelëve sirianë, arriti t’i shpëtojë kthetrave të Shtetit Islamik, transmeton Telegrafi.


Gratë e burgosura nga organizata terroriste Shteti Islamik, detyrohen të bartin mbulesa, rroba të gjera si dhe doreza.

iiiiii

Por pasi që ajo i ka shqyer këto rroba, i biri i saj mbeti i tmerruar për faktin se ishte ende i traumatizuar dhe i dinte pasojat që mund të jenë nëse një e burgosur e ISIS-it zbulon fytyrën, dhe kështu me çdo kusht mundohej t’ia mbulonte sërish fytyrën nënës.

Megjithatë, nëna u mundua ta kuptojë të birin e saj, duke i thënë se gjithçka është në rregull dhe se tani janë të lirë.

Kjo video është filmuar në qytetin sirian Manbij, që është çliruar nga forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

Azia
Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Amerika Latine
Majmunët “pushtuan” një qytet tajlandez

Majmunët “pushtuan” një qytet tajlandez

Azia
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Aeroplani X që mund të revolucionarizojë luftën - ai do të pilotohet nga distanca, por nuk do të përdoret për fushëbeteja

Aeroplani X që mund të revolucionarizojë luftën - ai do të pilotohet nga distanca, por nuk do të përdoret për fushëbeteja

Botë
Kalo në kategori