LAJMI I FUNDIT:

Shikimi i filmave dhe serialeve me partnerin e përmirëson marrëdhënien tuaj? Ja çfarë thonë hulumtimet

Shikimi i filmave dhe serialeve me partnerin e përmirëson marrëdhënien tuaj? Ja çfarë thonë hulumtimet

Përparësitë janë të shumta

Shikoni seriale dhe filma vetëm apo me partnerin tuaj?


Hulumtimet tregojnë se duhet të kalojmë gjithnjë e më shumë kohë së bashku para ekranit.

Ka tri përfitime të dallueshme të shikimit të shfaqjeve dhe filmave së bashku: përmirëson komunikimin, ju jep një shans për të pasur një përvojë të përbashkët dhe krijon intimitet fizik.

Profesori i studimeve të komunikimit, Kevin Sauter, tha për CBS News se shikimi i personazheve imagjinare që trajtojnë jetën hap një dritare për të folur për sfida të ngjashme në çiftet e jetës reale, transmeton Telegrafi.

– Le të themi se në serial shfaqet çështja e rritjes së fëmijëve. Papritur filloni të flisni për mënyrën se si i rritni fëmijët tuaj. Është një pasqyrë në mendjen e partnerit tuaj, i cili ndoshta e sheh botën ndryshe nga ju, – shpjegoi ai.

istockphoto

Ndoshta ju kujtohet se keni admiruar një personazh filmi si fëmijë. A ju kujtohet sa i zhytur keni qenë në mjedisin ku ai ndodhej? Hyrja në botët e krijuara nga shfaqjet televizive me partnerin tuaj bën diçka të ngjashme për ju si një i rritur, sipas një studimi të vitit 2016 të botuar në Journal of Social and Personal Relationships.

Një nga autoret e studimit, Sara Gomilion, shkroi për Scientific American se hulumtimi tregon se “çiftet mund të përdorin përvojat e përbashkëta me shfaqje televizive dhe filma si një strategji për të kompensuar mungesën e përvojave të përbashkëta sociale në botën reale”.

Zakonet e shikimit të serialeve dhe filmave së bashku mund të duken mjaft të thjeshta, por mund të hasni disa pengesa, veçanërisht nëse ju dhe partneri juaj keni shije të ndryshme. Mundohuni të mos kritikoni sugjerimet e partnerit tuaj dhe gjeni diçka që do t’ju tërheqë vëmendjen reciproke. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori