LAJMI I FUNDIT:

Shijojeni këtë super gol të Haaland ndaj Schalkes 04

Shijojeni këtë super gol të Haaland ndaj Schalkes 04

Borussia Dortmund po fiton ndaj Schalke 04 me rezultat 3-0, ndërsa njëri nga golat u shënuar nga Erling Haaland.

Fillimisht ishte Jadon Sancho ai i cili realizoi në portën e skuadrës vendase, në minutën e 42-të.


Tre minuta më pas Haaland tregoi edhe një herë tjetër cilësitë e tij. Me një lëvizje akrobatike goditi topin dhe goli i tij po bën xhiron e botës, pasi ishte i shkëlqyeshëm.

Raphael Guerreiro e ka shënua golin e tretë në ndeshjen që ende po vazhdon. /Telegrafi/