LAJMI I FUNDIT:

Shijet e preferuara përcaktohen para se të lindim

Shijet e preferuara përcaktohen para se të lindim

Ajo se çfarë do të na pëlqejë të hamë është e ‘shkruar’ madje para se të lindim, bëjnë të ditur studimet e fundit

Të gjithë e dimë se foshnjat e palindura marrin ushqimin përmes nënës por jo të gjithë e dinë se ato në këtë mënyrë edhe i mësojnë shijet e ushqimeve që nëna konsumon.

Preferencat ushqyese të foshnjës së ardhme i përcaktojnë lëndët ushqimore të cilat arrijnë deri te fetusi përmes gjakut të nënës, të cilat përcaktojnë edhe ato që fëmija do t’i refuzojë.


Fakti se i linduri preferon lëndët e ëmbla ushqyese ose të njelmëta, derisa shmang ato të tharbëta dhe të hidhura, tashmë janë një rregull, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, pas lindjes, këtyre preferencave të lindura i bashkohen edhe aromat të cilat fëmija i shijon nga gjiri i nënës.

Journal of Pediatric Gastroenterology and Nutrition, shkruan se edhe krahas preferencave të lindura për shije të veçanta, njeriut i jepet mundësia edhe për të manipuluar me shijet në moshë të hershme, me qëllim që të krijohen preferenca për ushqime dhe pije të shëndetshme.

Një profesor nga Queen’s University ka studiuar këtë gjendje dhe ka hetuar që nëse nëna ha psh. hudhër gjatë shtatzënisë, pas lindjes foshnja do ta pëlqejë ushqimin me hudhër. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori