LAJMI I FUNDIT:

Shifrat marramendëse që përfiton treshja e Barcelonës

Shifrat marramendëse që përfiton treshja e Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka në tavolinën e tij një çështje mjaft delikate për të zgjidhur, atë të respektimit të rregullave të fair play financiar.

Barcelona është sot në një situatë vërtet delikate të shkaktuar nga barra e pagave të lojtarëve pasi në një skuadrën katalanase luajnë disa nga lojtarë më të paguar të planetit.

Sipas përllogaritjeve, Barcelona ka detyrime 419 milionë euro në vit në një kohë që kufiri është 421, çka do të thotë se klubi shpenzon 73% të të ardhurave vetëm për pagat.


Me paraqitjet e bëra nga Leo Messi në vitin e fundit, në kontratën e tij parashikohet që ai të përfitojë më shumë si pasojë e bonuseve dhe në total Barcelona duhet të derdhë 80 milionë euro vetëm për argjentinasin, i cili do të arkëtojë rreth 40 milionë euro neto.

Suarez i kushton shumë herë më pak presidentit Bartomeu pasi për uruguaianin do të derdhë 20 milionë, ndërsa 55 milionë shkojnë për Neymar. Në këtë mënyrë, vetëm paga e treshes së sulmit llogaritet t’i kushtojë Barcelonës 155 milionë.

Gjithsesi, situata pritet të bëhet edhe më e vështirë pasi Neymar kërkon rinovim kontrate me përmirësim të ndjeshëm page. Edhe pse brazilianin e lidh një kontratë deri në vitin 2018, Real Madridi po jep sinjale se mund të përfitojë nga dëshira e sulmuesit për të fituar sa më shumë, duke i ofruar një pagë faraonike prej 35 milionë eurosh në sezon.

Në këtë mënyrë, Barcelona nuk ka rrugë tjetër përveç përmirësimit të termave financiarë që mund të rëndojnë edhe më shumë në barrën e shpenzimeve. Rruga e vetme për të dalë nga ky tunel është rritja e të ardhurave dhe klubi është vënë në kërkim të gjetjes së burimeve të tjera financiare për t’i bërë ballë një situate të tillë.

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori