LAJMI I FUNDIT:

Shifrat e kontratave njëburimore, Rrustemi zbulon se si janë shpenzuar miliona euro në vitet e kaluara

Shifrat e kontratave njëburimore, Rrustemi zbulon se si janë shpenzuar miliona euro në vitet e kaluara

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi ka thënë se edhe në seancën e kaluar e edhe sot po e dëshmojnë se në cilat vite dhe cilat qeveri është përdorur më shumë procedura tenderuese e kontratave njëburimore.

Rrustemi ua ka përmendur opozitës shumën e kontratave njëburimore që kanë nënshkruar në kohën kur ata ishin në qeveri.


“2008-2014 qeveri e udhëhequr nga PDK, 448 milionë euro ka qenë shuma e shpenzuar në kontrata njëburimore. 2015-2017 qeveri e udhëhequr nga LDK 158 milionë euro ka qenë shuma, 2018-2019 qeveri e udhëhequr nga AAK 120 milionë euro ka qenë shuma e shpenzuar në kontratat njëburimore”, tha Rrustemi.

Tahiri: Është sfidë për prokurorët që të hetojnë volumin e kontratave të nënshkruara në tavolinë në vlerë 200 milionë euro
Lexo po ashtu Tahiri: Është sfidë për prokurorët që të hetojnë volumin e kontratave të nënshkruara në tavolinë në vlerë 200 milionë euro

Deputeti i LVV-së ka shtuar se 2008 është viti me më së shumti kontrata njëburimore në vlerë 164 milionë euro apo 19.86% e totalit të kontratave të nënshkruara.

Ai tha se kërkesa e opozitës për krijim të Komisionit Hetimor Parlamentar nuk është e arsyeshme.

Rrustemi tha se nuk ka asgjë të dyshimtë në këto kontrata që duhen hetuar.

“Në Qeverinë Kurti nuk ka korrupsion e ministra të korruptuar”, tha Rrustemi. /Telegrafi/