LAJMI I FUNDIT:

SHGM kërkon të anulohet konkursi për anëtarë të rinj në Bordin Mbikëqyrës në RTVM-së

SHGM kërkon të anulohet konkursi për anëtarë të rinj në Bordin Mbikëqyrës në RTVM-së

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kërkon që të revokohet vendimi i Këshillit Programor të RTVM-së për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të servisit publik në kushte kur mandati i anëtarëve të Këshillit Programor ka skaduar.

Nga SHGM thonë se mandati i Këshillit Programor skadoi në dhjetor në vitin 2019 dhe për këtë arsye mendojnë se është problematike që ato t’i zgjedhin anëtarët e ri të Bordit Mbikëqyrës i cili ka për detyrë të kontrollojë punën materiale dhe financiare të servilit publik në vitet e ardhshme.


“Përveç skadimit të mandatit, disa prej anëtarëve në Këshillin Programor gjithashtu kanë konflikt interesi sipas ligjit dhe kjo paraqet një problem shtesë për vendimet e këtij organi. Përpjekja për të zgjedhur anëtarë të ri në Bordin Mbikëqyrës në këtë mënyrë paraqet edhe shkelje të rekomandimeve të Këshillit të Evropës, konkretisht rekomandimin me numër 96, i cili garanton pavarësinë e servileve publike. Kapitulli i tretë i këtij rekomandimi, i cili merret me punën e Autoriteteve Mbikëqyrëse, thotë se anëtarët duhet të zgjidhen nga një organ i parashikuar me ligj në atë mënyrë që të shmangë rrezikun e ndërhyrjes politike ose ndikimeve të tjera”, thonë nga SHGM.

Ata përkujtojnë se zgjedhja e anëtarëve të ri në Këshillin Programor është bllokuar për gati një vit në Komisionin e Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“SHGM në disa raste kërkoi që anëtarët e këtij Komisioni të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të zgjedhin anëtarët e ri të Këshillit Programor. Kërkojmë nga Komisioni që të mbajë mbledhje urgjente dhe të zgjedhë kandidatët më të përshtatshëm për Këshillin Programor, si dhe për Këshillin e AShMAA-së në mënyrë që të mundësojë fillimin e reformave mediatike në këto dy institucione”, thonë nga SHGM.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori