LAJMI I FUNDIT:

Shfrytëzimi i lartë i internetit, rreziku për sulme kibernetike dhe të privatësisë – flet eksperti i sigurisë kibernetike Hekuran Doli

Përqindja e lartë e përdoruesve të internetit në Kosovë, nga njohësit e kësaj fushe po shihet si diçka pozitive, gjë e cila mund të ndikojë në rritjen e nivelit të edukimit të masës së gjerë.

Hekuran Doli, ekspert i sigurisë kibernetike ka thënë për Telegrafin se në Kosovë vite më parë, falë organizatave të huaja që kanë vepruar në vend ka pasur një shtrirje të gjerë të internetit në mbarë territorin.


Sipas tij, edhe viteve të fundit janë bërë shumë investime në shtrirjen e rrjetit të komunikimit, duke e rritur kështu qasjen e qytetarëve të Kosovës në internet.

Mbi 93 për qind e familjeve në Kosovë kanë qasje në internet
Lexo po ashtu Mbi 93 për qind e familjeve në Kosovë kanë qasje në internet

“Mendoj se me shfrytëzimin sa më të madh të internetit do të duhej të kishte popull që është më i informuar dhe më i edukuar, por më kusht nëse ajo shfrytëzohet si duhet”, ka shtuar Doli.

Ai ka sqaruar se sipas të dhënave shfrytëzuesit e internetit në Kosovë aktivitetin e tyre e fokusojnë në informim për aktivitetet dhe zhvillimet ditore, e më pak sipas tij, në edukim të përgjithshëm.

“Në bazë të statistikave Kosova ka numër dukshëm më të lartë të përdoruesve të internetit se sa të gjitha vendet e rajonit, duke filluar nga Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria”, ka thënë Doli.

Më tutje ka treguar se nga aspekti i jetës reale, qasja në informacion nënkupton nivel me të lartë të edukimit dhe emancipimit të asaj shoqërie, por sipas tij, njëkohësisht edhe rritje të nivelit të rrezikut nga sulmet e privatësisë dhe ato kibernetike.

“Sipas të dhënave të kompanisë tonë, në Kosovë ekzistojnë rreth 700 mijë pajisje aktive që i kemi numëruar gjatë vitit 2019. Këto pajisje të paktën një herë gjatë muajit e kanë vizituar ndonjërën nga faqet e partnerëve të kompanisë tonë”, ka thënë ai.

Hekuran Doli – ekspert i sigurisë kibernetike

Sipas tij, nga 701 mijë pajisje që janë aktive në Kosove, e që e shfrytëzojnë internetin, diku 92 për qind janë pajisje mobile, derisa vetëm 8 për qind janë desktop ose llap top.

“Kur flasim për 701 mijë pajisje aktive në internet, nënkupton që rrezikshmëria është serioze për sulme kibernetike. Jo vetëm shteti, por edhe institucionet e edukimit duhet të marrin me përgjegjësi shumë të lartë edukimin e masave për sigurinë kibernetike”, ka theksuar ai.

Doli ka thënë se shtetet skandinave ose disa prej ish- shteteve të Bashkimit Sovjetik, si Estonia dhe Ukraina, do të mund të merreshin shembull në drejtimin e edukimit të masës në lidhje me rëndësinë e sigurisë kibernetike, por që është e domosdoshme të hartohet një strategji në këtë aspekt.

Ndryshe, gjatë vitit 2019 në Kosovë janë 93.2 për qind e familjeve që kanë qasje në internet. Kështu thuhet në raportin “Rezultatet e Anketës së përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit, 2019”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori