LAJMI I FUNDIT:

Mbi 93 për qind e familjeve në Kosovë kanë qasje në internet

Mbi 93 për qind e familjeve në Kosovë kanë qasje në internet

Gjatë vitit 2019 në Kosovë janë 93.2 për qind e famijleve që kanë qasje në internet.

Kështu thuhet në raportin “Rezultatet e Anketës së përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit, 2019”.


“Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2019 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisje prej 93.2 për qind, ndërsa 6.1 për qind e ekonomive familjare  janë deklaruar se nuk  kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisje”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

ASK thotë se asja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga llaptop/kompjuter portativ, kompjuter desktop, tablet, etj.

“Ndërkaq përdorimi i internetit për qëllime private për shfrytëzimin e shërbimeve publike online për të procesuar kërkesat/shërbimet nuk janë vërejtur ndryshime në përqindje krahasuar me vitin 2019”, përfundon raporti. /Telegrafi/