Një ari është shfaqur mbrëmë në fshatin Manastiricë të Prizrenit.

Sipas pamjeve të publikuara nga televizioni lokal i Prizrenit, Besa, ariu shihet duke dalur nga një vend malor dhe duke lëvizur rrugës pastaj, transmeton Telegrafi.

Të tilla raste kur ariu ka zbritur në zona të banuara nuk janë të rralla. Qytetarët e Prizrenit edhe gjatë vitit të kaluar kanë qenë të shqetësuar nga një ari, i cili kohë pas kohë ka “vizituar” banorët e fshatit Pousko ku edhe u ka bërë dëme të shumta materiale. /Telegrafi/