LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen planet e Oppo për telefon të palosshëm

Shfaqen planet e Oppo për telefon të palosshëm

Duket se Samsung nuk do të jetë vetëm në lansimin e një telefoni të palosshëm në të ardhmen. Sipas një raporti të kohës së fundit nga Mobielkopen, duket se Oppo mund të ketë plane për të lansuar një pajisje të ngjashme, ku për pjesën më të madhe duket të ndjekë konceptin që ndjekin shumica e telefonave të palosshëm.

Siç mund ta shihni në diagramin e mësipërm, dizajni i Oppo për një telefon të palosshëm është i ngjashëm në koncept me atë që tregoi Samsung në SDC, ku kur pajisja është e palosur, vepron si telefon, por pastaj mund të shpaloset për t’u bërë një tablet.

Kjo duket të jetë drejtimi që shumica e prodhuesve të telefonave të mençur duket se po marrin në lidhje me pajisjet e palosshme, kështu që nuk është e çuditshme që Oppo të adoptoj një koncept të ngjashëm.

Kjo nuk është hera e parë që kompania ka patentuar një ide për një telefon të palosshëm. Në një patentë nga viti i kaluar, dizajni i telefonit të palosshëm i Oppo-s ishte i ndryshëm, ku ishte i palosur nga lart poshtë, në krahasim me palosjen nga e majta në të djathtë.

Kjo nuk është edhe hera e parë që kemi dëgjuar që Oppo janë të interesuar për pajisjet e palosshme. Në fillim të këtij viti ka pasur raporte që tregojnë se Oppo dhe Xiaomi ishin të interesuar të hynin në tregun e telefonave të palosshëm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori