LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen pamje të bisedës mes Zelenskyt dhe Orban, njeriut që kërcënon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për në BE

Shfaqen pamje të bisedës mes Zelenskyt dhe Orban, njeriut që kërcënon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pasur një bisedë të shkurtër – por intensive – me njeriun që kërcënon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për në BE.

Ai u takua me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në inaugurimin e presidentit të ri të Argjentinës të dielën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Bëhet fjalë për një takim me Orban, i cili ka kundërshtuar me zë të lartë përparimin e kërkesës së Kievit për t’u bashkuar me BE.

Dhe Zelensky tha se kishte një bisedë “të sinqertë” me kryeministrin hungarez.

“Ishte sa më i sinqertë që të ishte e mundur – dhe padyshim, kishte të bënte me çështjet tona evropiane”, citohet të ketë thënë Zelensky në adresimin e natës.

Ndërsa shefi i shtypit i Orban, Bertalan Havasi konfirmoi takimin në një email që nuk adresonte nëse udhëheqësi hungarez do të vazhdonte të kundërshtonte hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

“Për sa i përket pranimit të Ukrainës në BE, Viktor Orban sinjalizoi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutonin vazhdimisht këtë çështje”, ka thënë Havasi.

Ndryshe, takimi vjen përpara asaj që mund të jetë një javë vendimtare për përpjekjet luftarake të Ukrainës.

Presidenti Zelensky do të shkojë në Uashington DC të martën, ndërsa kërkon “të shpëtojë” një paketë ndihme të mbrojtjes nga 60 miliardë dollarë (55 miliardë euro).

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden po u kërkon ligjvënësve të miratojnë fondet, por ndihma është përfshirë në politikën e brendshme dhe partiake.

Kjo do të jetë vizita e dytë e liderit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022 – ai i mëparshmi ishte në shtator të vitit të kaluar.

Paketa është aktualisht e bllokuar në Kongres, duke u përballur me reagimin e republikanëve të cilët argumentojnë se më shumë para duhet të shkojnë për sigurinë e brendshme në kufirin SHBA-Meksikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori