LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen imazhet e telefonit të palosshëm Huawei, në prag të lansimit

Shfaqen imazhet e telefonit të palosshëm Huawei, në prag të lansimit

Imazhet e zbuluara të materialeve promovuese për ngjarjen e ardhshme të kompanisë “Connecting the Future” në MWC 2019, tani na kanë dhënë vështrimin e parë në dizajnin e pajisjes së palosshme të firmës kineze.

Imazhet gjithashtu nxjerrin emrin e telefonit: Huawei Mate X.


Përmbledhja e dy telefonëve të palosshëm në imazhin e dërguar në media disa ditë më parë, formon qartë një X, një referencë delikate ndaj emrit të telefonit.

Përpjekja e parë e Huawei për një pajisje të palosshme duket të ndryshojë nga Samsung.

Ndërsa nuk është krejtësisht e qartë, imazhet sugjerojnë se ndryshe nga Samsung, të cilët zgjedhin të përfshijnë dy ekranet e ndara në produktin e tyre – një ekran më i madh, i palosshëm në brendësi, i çiftuar me një të vogël në pjesën e jashtme – Huawei Mate X do të ketë vetëm një ekran.

Një linjë promovuese gjithashtu tregon se telefoni do të mbështesë rrjetin 5G në lansim, me Huawei që lavdërohet se do të jetë ‘telefoni më i shpejtë i palosshëm në botë 5G’.

Imazhet nuk zbulojnë shumë më tepër rreth telefonit, por nuk do të duhet të presim shumë kohë që kompania të flasë zyrtarisht për këtë, me vetëm dy ditë para lansimit të 24 shkurtit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori