Edward Jenkis ishte duke shëtitur me të dashurën nëpër Bristol të Anglisë, kur hasi në një të ri, me një objekt shumë të pazakontë.

Ai e kishte vënë në kokë një pajisje në formë shtëpize, që lëshonte muzikë elektronikë si dhe nxirrte flakë nga oxhaku, transmeton Telegrafi.

“Ktheva kokën, sepse dëgjoja ritmet dubstep, pastaj e pashë edhe këtë njeri të pazakontë. E regjistrova, vetëm pse askush nuk do të më besonte, se ai e kishte në kokë një shtëpizë me kulm” ka thënë Jenkis.

I riu që ecte qetë, është larguar ngadalë, ndërsa ende nuk dihet se kush është.

Në të njëjtën kohë, nuk dihet as forma se si e ka ndërtuar shtëpizën, që mund të nxjerrë flakë nga sipër. /Telegrafi/