Lideri i Partisë Radikale Serbe dhe i pandehuri për krime lufte Vojisllav Sheshel luajti një version të regjistruar së fundmi të një kënge nacionaliste në parlament, me tekst që e lavdëron Donald Trump si një shpëtimtar heroik.
Në një seancë parlamentare të enjten, kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Shesheli përdori celularin e tij për t’i treguar deputetëve një këngë tradicionale çetnike serbe me tekst të ri të frymëzuar nga fitorja e kandidatit republikan për president, Donald Trump.
Kënga e titulluar “Serbia për Trump” e përshkruan Trump si një duke të Nju Jorkut që do të sjellë liri në botë ndërsa fshehurazi vesh kostumin e grupit nacionalist serb të Luftës së Dytë Botërore, çetnikëve.
Kënga thotë gjithashtu se shpreson që Trump të dëbojë myslimanët nga SHBA dhe të bashkëpunojë me presidentin rus Vladimir Putin.
Të mërkurën, Shesheli i dërgoi gjithashtu një letër Trump ku e përgëzon atë për fitore të zgjedhjeve.
Letra vlerësonte kritikat e Trump për bombardimin e NATO-s në vitin 1999 të Jugosllavisë dhe shprehu shpresën për një “kapitull të ri të shndritshëm” në marrëdhëniet SHBA-Serbi.
“Zoti president i zgjedhur, gjatë punës tuaj për të mirën e Amerikës dhe botës, Serbia duhet të shihet gjithmonë si një aleate në realizimin e qëllimeve të paqes dhe demokracisë për të gjithë,” thuhej në letër.
Shesheli u lirua nga akuzat për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në mars të këtij viti, por çështja tani ka kaluar në apel.
Aktualisht është ai është anëtar i parlamentit serb dhe ka gjasa të kandidojë për president në vend në vitin 2017.
Në shtator, Shesheli “mirëpriti” zv/presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden në Beograd me një tubim në mbështetje të Trump.
Në janar të këtij viti Shesheli i bëri thirrje “vëllezërve serbë që jetojnë në SHBA të mbështesnin fuqishëm kandidatin e Partisë Republikane Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”.
Disa burime kanë sugjeruar se shumica e serbëve të Amerikës votuan për Trump. Kundërshtarja e tij në zgjedhje, Hillary Clinton, nuk pëlqehet nga serbët për shkak të rolit të bashkëshortit të saj Billit në bombardimin e NATO-s të Jugosllavisë.
Platforma Sheshelit vazhdon të përqendrohet në retorikën nacionaliste, krijimin e një “Serbie të Madhe”, ngadalësimin e progresit të Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe kërkimi i lidhjeve më të ngushta me Rusinë. Ai ka djegur gjithashtu në publik flamuj të NATO-s. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit